Rita Ora është bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm por jo shumë fansa do ta dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.
Emri i vërtetë i superyllit 30 vjeçare është Rita Sahatciu.
Babai i Ritës zbuloi se ai ndryshoi mbiemrin Ora pasi Sahatciu ishte e vështirë të shqiptohej, shkruan The Sun.
Rita ka lindur në Prishtinë, Jugosllavi (tani Kosovë), me të dy prindërit me origjinë shqiptare.
Babai i saj raportohet se ishte pronar i një pijetoreje ndërsa ka studiuar ekonomi.
Ndërkohë, mamaja e saj Vera është psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) ajo madje u thirr vitin e kaluar për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë coronavirus.
Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë, para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.
Për t’i shpëtuar kësaj, familja iku në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.
Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi” pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe. /Prive.al