Meda i vendosur: Dërgon mediat në gjyq për…

By

Këngëtari kosovar Mehdin Pergjeqaj ka vendosur që t’iu drejtohet gjykatave për një çështje shumë të rëndësishme.

Ditë më parë raportohej se ai është ndarë nga gruaja e tij Luljeta, lajm të cilin ai fuqishëm e demantoi, duke publikuar fotografi me gruan, e duke shkruar edhe një deklaratë ku thoshte se të gjitha janë shpifje dhe se ai është lënduar nga këto lajme të pavërteta rreth jetës së tij.

Ndërsa, Prive ka mësuar nga njëri prej menaxherëve të tij, Jetmir Agaj, se ai ka angazhuar një avokat nga Zvicra për të ngritur padi kundrejt portale që shkruajtën për divorcin e tij.

Pritet që padia kundrejt medieve të bëhet gjatë muajit shtator. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm