“Me tnjofshëm”: Bendi muzikor që po sjellin një frymë të re në Kosovë

By

Në një kohë kur veshët tanë janë mësuar me disa sete të kolonave zanore standarde, një frymë e re po depërton në muzikën shqiptare, ajo e ‘rokut punk’.

Kjo një përpjekje e suksesshme e bendit “Me tnjofshëm” që u themelua rreth vitit 2010, dhe rreket ‘të shpëtojë zhanrin PUNK dhe muzikën në përgjithësi’.

Muzika punk është një formë më e shpejtë dhe agresive e rokut, që u shfaq në mesin e viteve të ’70-ta.

Ashtu kah fundi i viteve të 70-ta ndikimi i muzikës dhe subkulturës u përhap më shumë, duke u përhapur në të gjithë botën.

Nisur nga emri “Me tnjofshëm” e deri tek tingujt e veçantë që sjellin, ku grup ka arritur të ketë shumë vëmendje. Emri i grupit këndshëm thumbon sistemin qeveritar të Kosovës, duke vënë në pah disa nga të metat e saj.

Grupi lansuan sot projektin e tyre më të ri të titulluar, “Nije” dhe ju mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm