Një palë atlete të dizenjuara dhe të veshura nga reperi Kanye West që po dalin në ankand janë më të vlefshmet për t’u shfaqur në treg, thotë shtëpia e ankandit që i shet ato.
Atletet Nike Air Yeezy 1 kanë një vlerësim prej 1 milion dollar. West i mbathi atletet për herë të parë gjatë performancës në Grammy më 2008.
Ato tani po shiten nga koleksionisti i këpucëve Ryan Chang, përmes shtëpisë së ankandeve Sotheby’s dhe do të shfaqen në Hong Kong nga e premtja.
Në vitet e fundit, atletet kanë fituar të njëjtin status të mbledhur si vera ose stoli. Sotheby’s, një shtëpi globale e ankandeve, mbajti shitjen e saj të parë ndonjëherë kushtuar atleteve më 2019.
Brahm Wachter, kreu i veshjeve të rrugës dhe koleksioneve moderne në Sotheby, tha në një deklaratë se këpucët ishin “kritike për zhvillimin e ekskluzivitetit Yeezy, e cila u bë një nga markat më të rëndësishme të atleteve dhe stilit të jetës në histori”.
Burimi: BBC