Pas gati shtatë vitesh tërësisht larg vendit të origjinës, këngëtarja Lindita Halimi u kthye këtë verë të pazakontë në Kosovë.
Qëndrimi i gjatë në Amerikë e ka bërë këngëtaren të ndihet nostalgjike.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka falënderuar të gjithë ata që po i bëjnë kthimin në Kosovë edhe më të bukur. Por, ardhja në vend nuk nënkupton edhe ndërrimin e zakoneve.
Lindita e cila shquhet për transformimin e jashtëzakonshëm në peshë duke shërbyer si inspirim për të gjithë, ka kërkuar këshilla!
Ajo i ka pyetur ndjekësit se cila është palestra më e mirë e fitnesit në kryeqytet, për të rinisur kujdesin ndaj trupit përmes ushtrimeve.
Nëse mund të rekomandoni nga përvoja, zgjedhjen do t’ia bënit shumë të lehtë këngëtares me vetëm një koment në postimin e saj në Instagram. /Prive.al