Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing with the Stars”.
Nisja qe spektakolare meqë edhe vetë Bora si prezantuese u bë pjesë e performancës në kërcim.
Kjo pjesë mori vëmendje të madhe por paralelisht edhe u komentua në rrjet sa i përket një ngjashmërie të mundshme me një performancë të Luana Vjollcës, në “Shiko kush luan”.
Sigurisht, kësaj të fundit nuk i ka ikur pa një thumb të lehtë ky moment.
Ajo ka shpërndarë në story të saj një fragment të shkëputur nga fansat të kërcimit.
Postimi kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Borën.
“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh” – thuhet në postimin e shpërndarë nga vetë prezantuesja.
Vjollca kujtojmë se shumë shpejt, kthehet në ekran, këtë herë në Klan, pasi ndau rrugët 15 vjeçare me Top Channel, shtatorin e vitit të kaluar.
Projekti që do e rikthejë titullohet “Zemërluana” dhe është përfolur shumë nëse do jetë program dashurie apo spektakël si “Shiko kush luan”. /Prive.al