Jo se më herët ajo s’kishte sjellë klipe me pamje eksplicite e me tekste goxha “pikante”, por kësaj here Fjolla Morina paska vendosur të shkojë deri në fund.
Në këngën e saj të re që e publikoi me klip në mbrëmjen e së mërkurës, ajo shfaqet tejet provokative duke mos e rrudhur aspak gjuhën kur vjen puna as tek fjalët e pista.
Këngëtarja që dje publikoi “Fustanin”, shan në këngën e saj, derisa refreni këndohet nga një këngëtar i quajtur Mani, i cili e ka sjellë ripërpunim një këngë të vjetër popullore.
Fjolla Morina në këtë këngë, e shfaqë egon e saj të egër për para, derisa thotë se nuk ka nevojë për dashuri kur ka “cash”. /Prive.al