“Bzzz” është një nga historitë e suksesit që ndërlidhet me emrin e prezantueses Bora Zemani.
Krahas karrierës në televizion, prej më shumë se një viti e gjysmë, Bora përmes “Bzz” “lundëron” në ujërat e modës.
Veshjet sportive të brand-it janë tashmë të dëshmuara.
Me një kurbë që njeh vetëm rritje dhe zgjerim, radha ka qenë për të tjera gjëra nga “Bzzz”.
Pas një pune intenzive sot janë publikuar produktet e reja të kompanisë, taman për verë.
“Bzzz” vjen me rroba banjoje, kapele dhe peshqirë plazhi duke e bërë këtë verë edhe më të nxehtë.
Secili produkt është me një cilësi të lartë dhe standarde botërore të prodhimit.
Shumë suksese “Bzzz”. Bëre mirë që na shtove ngjyrat e këtij sezoni të nxehtë! /Prive.al