Me reagim të ashpër, Egli thyen heshtjen për ndarjen nga Olsi

By

Prej disa muajsh përflitet ndarja e çiftit Olsi Bylyku – Egli Tako. 

Zhvillimi është përcjellë si dramë me shumë akte nga mediat online në Shqipëri, teksa vetë protagonistët nuk është që kanë thënë një fjalë të vetme mbi zhvillimin. 

Por, Eglit duket se i është mbushur kupa. 

Ajo ka vendosur të reagojë pasi dje lajme të reja bënë ‘xhiron’ në të cilat thuhej se Bylyku ka nisur alkoolin pas ndarjes nga e fejuara. 

Dhe kush është caku më i lehtë për sulm? Mediat sigurisht! 

Edhe Egli nuk ka ‘zhgënjyer’ dhe është marrë me portalet në reagimin e saj të gjatë. 

‘A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është puna jonë dhe arsyet tona. Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të ndryshmit me emrat tanë por me familjarët ju premtoj se ju ndjek penalisht e nuk lodhem deri t’iu shoh aty ku e keni vendin. Mjaft e shitët veten kaq lirë’, është shprehur ajo në postimin e bërë. 

Të plotë reagimin e Eglit mund ta lexoni në vijim. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm