Me pak fjalë, Ermal Mamaqi rrëfen sekretin për një martesë të lumtur

By

Çifti i njohur i shoëbizit shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim ndër më të pëlqyerit nga publiku.

Të dy gëzojnë karriera të bujshme dhe së fundmi kanë marrë ca kohë larg nga puna, për të kaluar disa ditë pushimi në Capri të Italisë.

View this post on Instagram

Gjithmone me ty @ermalmamaqiofficial ❤

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Ermali si një hokatar i lindur që është, me anë të një postimi në Instagram, rrëfeu sekretin e suksesit në një lidhje.

“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.
Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.
Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… dmth ja dola që mos ha i super dru.. @amardatoska të dua.” – shkroi ai në postimin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm