Pas largimit nga “Përputhen”, konkurentja më e përfolur Shqipe Hysenaj në rrjete sociale u shfaq krah një prej djemve të programit, Mevlanit.
Kjo bëri që të dyshohej mbi arsyet që i bënë bashkë dy protagonistët të cilët kishin debatuar shpesh gjatë aventurës në “Përputhen”.
E më në fund është kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.
Shqipja është bërë pjesë e videoklipit të Mevlanit në projektin “Love Story”.
Teksa të gjithë po presim për fjalën e Shqipes pas largimit nga program, bukuroshja ka paralajmëruar se do e thyejë heshtjen së shpejti.
Na mbetet vetëm të presim! /Prive.al