Një nga duetet më të dëgjuara të Bleros padyshim se mbetet “154” në bashkëpunim me Danin, por diçka artisti na la “pikë”.
Fjala është për titullin e këtij projekti e madje nuk e ka ditur as vetë Dani se çfarë fshihet pas saj.
Më në fund, në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Blero tregoi historinë e emrit.
Nuk është një datë apo një dhomë hoteli, por pas saj fshihet numri i dollapit të fitnesit e historinë e saj mund ta kuptoni në intervistën e Bleros, ku përpos kësaj tregon edhe marrëdhënien që ka sot me Teuta Krasniqi sa i përket prindërimit të Tarës, e po ashtu se a po bëhet sërish baba me Afronën.