U përpoq ta mbante larg syrit të publikut vogëlushin e saj të porsalindur.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Adelina Ismajli, ishte maksimalisht e kujdesshme me publikimet në rrjetet sociale.
Por Prive ka siguruar një fotografi të Divës, bashkë me djalin e saj Uliksin i cili tani është pesë muajsh.
Ajo ka pozuar me vogëlushin i cili në këtë imazh duket tejet ‘cool’ e me syze dielli.
Këngëtarja është bërë nënë për herë të parë nga lidhja e saj me Val Krasniqin. /Prive.al