Me këtë veprim Noziy përgënjeshtron aludimet se shoqëria me Yllin është krisur

By

Javë më parë në media roze u aludua se miqësia mes Yllit dhe Noizyt është krisur.

Këto raportime rrodhën pas mungesës së Yllit në festën e madhe të ditëlindjes së Noizyt.

Ndonëse asnjëri nga yjet nuk ka reaguar në lidhje me këto raportime në media, veprimi i fundit duket se i vë kapakun të gjitha thashethemeve.

Çfarëdo që të ketë qenë arsyeja pse Yli mungoi në festën e reperit, Noizy bëri të ditur që në fakt mes tyre vazhdon të jetë raporti shoqëror.

Në postimin që lajmëronte publikimin e këngës së re nga Ylli, reperi i ka komentuar duke e përgëzuar për prurjen e re muzikore dhe punën fantastike që këngëtari ka bërë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm