Prezantuesja Luana Vjollca që ngjall shumë kuriozitet me jetën private sonte ka ‘ngacmuar’ jo pak imagjinatën e ndjekësve në rrjete sociale dhe gazetarëve në portale.
Në një fotografi të postuar teksa shijon gotë me verë ajo ka deklaruar se darka e sotme është romantike.
Duke qenë se publikisht, ajo vazhdon të deklarohet si beqare kjo ka nxitur dilema mbi mundësinë se ajo po bëhet gati të bëj publike zhvillimet në jetën e saj.
Nuk dihet saktësisht se me kë po shijon këtë darkë të karakterit romantik bukuroshja mirëpo në skaj të fotografisë vërehet se ajo është të paktën me një tjetër bjonde që ka të ngjarë të jetë ndonjëra prej motrave apo anëtareve të tjera të familjes.
Pse të jetë romantike kjo darkë atëherë?! /Prive.al/