Mësohen detaje të reja nga dueti i Ledrit dhe Lumit

By

Pak ditë më parë, Prive.al ju njoftoi mbi një super bashkëpunim mes reperëve, Ledri Vula dhe Lumi B.

E përmes rrjeteve sociale, ndonëse jo direkt, dy djemtë kanë dhënë detaje nga projekti i përbashkët.

Kënga do të mbaj emrin ‘Krejt shokt e mi’ dhe kjo është kuptuar përmes etiketimeve në postime.

Tutje, në një fotografi të fundit, Lumi shfaqet me djalin e tij teksa ia tregon videoklipin në telefon.

Prive.al pati raportuar se videoklipi është xhiruar në Hamburg të Gjermanisë dhe duket se tashmë ka përfunduar edhe faza e montazhës. Publikimi i ‘Krejt shokt e mi’ tashmë është çështje ditësh për të mos thënë orësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm