Çka po sjell Roberti?!

By

Përveq se u bë këngëtar ai edhe po i përkushtohet këtij titulli. Muzikanti i mirënjohur Robert Berisha i cili kohën e fundit ka marë epitet të ri po del të jetë mjaftproduktiv.

Ende pa u bërë një vit nga debutimi i tij në skenë si këngëtar ai nxori në treg tre projekte muzikore duke përfshi edhe coverin e fundit “Për ty”.

E këngëtari Berisha momentalisht është duke punuar në një baladë e cila do të publikohet diku në mes të këtij muaji.

Kënga e re është punuar nga vetë Roberti, vargjet janë thurur nga Fatmir Muja, orkestrimi nga Darko Dimitrov derisa videoklipi është filmuar nga produksioni “Imagine”.

Artikuj të ngjashëm