Pas përfundimit të turneut veror, Tayna ka udhëtuar për herë të parë drejt Amerikës.
Reperja e cila ishte njëra ndër artistët më të kërkuara këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar, me sa duket ka zgjedhur SHBA-të për t’i kaluar pushimet.
Por me kë po qëndron ajo?
Tayna po shoqërohet nga modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale.
Së fundmi, reperja postoi një fotografi seksi në Instagram me të cilën mori mijëra pëlqime dhe shumë komente.
Kënga e saj e fundit është “Bye Bye” me Dafina Zeqirin, projekti i cili u pëlqye shumë./Prive.al