Ka një kohë që këngëtarja Beatrix Ramosaj ka paralajmëruar projektin e saj të ri.
Kjo këngë do e sjellë Ramosajn më ndryshe në ritëm e zhanër e duket se në vazhdën e ndryshimeve, do preket edhe producenti.
Beatrix ka vendosur të bashkëpunojë për herë të parë me Cricket Music, kokën e shumë hiteve në trojet shqiptare viteve të fundit.
Pjesë nga puna në studio, Beatrix ka ndarë sonte në rrjetet sociale përmes një fotografie nga Prishtina ku shfaqet bashkë me producentin në fjalë.
Publikimi i projektit nuk ka akoma një datë fikse por besohet që kjo do bëhet brenda disa javëve. /Prive.al/