Me verën në prag, shumë prej artistëve i janë përvishur punës për të sjellë projekte me synimin që me to të kapin majat e suksesit në top listat shqiptare.
E duket që edhe kësaj rradhe, duetet po dalin një strategji e mirë menduar drejt suksesit. Në këtë formë duekt se e kanë projektuar verën edhe dy prej artistëve shumë të pëlqyer të skenës, Nora Istrefi dhe Gjiko.
Sipas disa burimeve të emisionit Prive, dyshja po punojnë në një bashkëpunim i cili do jetë gati në prag të sezonit të nxehtë.
Detajet tjera nuk janë bërë të ditura por ajo që dihet sigurtë është që kjo këngë do jetë produkt i shtëpisë muzikore Big Bang, të cilës Nora dhe Gjiko i qëndrojnë tash e një kohë besnikë.