‘A jena mirë’ ishte projekti i fundit nga ana e reperit Ledri Vula projekt ky i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga ana e publikut.
Edhe vetë reperi në disa intervista tregoi se u nda mjaft i kënaqur me prurjen e re teksa u pa në një stil më ndyshe duke përçuar edhe një mesazh mjaft të mirë përmes këngës.
Duket se suksesin e këtij produkti po vazhdon ta shijojë ende pasi që shumicën e kohës e shohim duke u relaksuar në disa nga vendet që ai i pëlqen më së shumti e në praninë e atyre që ai i do më tepër.
Njejt ndodhi edhe sot teksa u pa duke “ndarë” shtratin me qenin e tij të cilin jo pak herë e ekspozon nëpër rrjete sociale.
Ai zë një vend mjaft të rëndësishëm në kohën e reperit e këtë e vërteton edhe më tepër fotografia e fundit e publikuar nga Ledri. /Prive.al/