“Më ka ndodhur mua”, Rovena zbulon historinë e hitit “Burrë të martuar u dashurova”

By

“Burrë të martuar u dashurova”, mbetet një nga hitet më të mëdha të këngëtares Rovena Stefa.

Tani Stefa, si një banore e Big Brother VIP Kosova 3, ka rrëfyer historinë që qëndron pas kësaj kënge të shkruar nga Avni Qahili.

Rovena tha se e kishte përjetuar një histori “të ngjashme” me tematikën që trajton kënga.

“Kjo ka ndodhur, e kam pasur një histori komplet të ngjashme me këtë histori. Dhe këtë histori ia tregoj mikut tim të ngushtë që bën tekste në Shkup, Avni Qahilit. Pastaj e kemi realizuar melodinë, të cilën e ka bërë motra ime”, tha ajo.

“Melodinë ia dërguam Avniut për tekst. Kur ka ardhur teksti e kishte bërë komplet historinë. Motra ime nuk donte, por u pajtuam ta bëjmë, pasi kjo histori u ndodh shumë vajzave”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm