Për nostalgjikët e viteve 2000, emri dhe muzika e tij janë pashmangshëm të njohura.
Më pas, ai shkëlqeu edhe me këngët e sjellura me videoklipe që për kohën, bënin diferencën me novacionin që atëbotë sillnin.
Reperi Faton Zejnullahu i njohur me nofkën artistike Da Ghost me ‘Majt Djatht’ ‘Kceni kr8’ e ‘Krejt anash’ ka lënë gjurmë të pashlyeshme në diskografinë shqiptare.
Por tash me disa vite distancim nga skena muzikore, pyetja që lind është – me çka po merret reperi ?
Da Ghost, tashmë edhe si baba i djalit që erdhi në jetë si fryt i lidhjes së gjatë me modelen Saranda Shala nuk iu është shkëputur plotësisht muzikës.
Ai përpos që punon në kryeqytet me të huaj, talentin e ‘shkrin’ edhe për emra të tjerë si tekstshkrues.
Një ndër projektet e fundit në të cilët ai ka punuar është dueti mes Ardian Bujupit dhe Dj Dalool ‘Na jena njo’ që lançohet për pak ditë.
Mësohet se Ghosti mes tjerash po punon edhe për këngë të reja për vete të cilat do publikohen shpejt.
Hite të reja nga Fatoni ?! I presim! /PRIVE.AL