Pas një periudhe relativisht më pak pasive, reperi gjilanas Duda së fundmi, furishëm po sjell projekte të reja me videoklip.
Pasi erdhi me ‘2G2FAST’ dhe me ‘Killa’ në bashkëpunim me Capital T, kënga e radhës do jetë në bashkëpunim me Gold AG, të cilin ai e quajti ‘jaran’.
E kur kënga ‘Hajde’ e cila tashmë i ka të finalizuara edhe xhirimet e klipit do publikohet, Duda ka në agjendë një tjetër bashkëpunim shumë të fuqishëm.
Reperi për Wazzzup në Klan Kosova deklaroi se në radhë është dueti me Lyrical Son të PINT teksa në plane hyn edhe Noizy në albumin e Dudës që do përmbaj 23 këngë.
Hip hopi i mirëfilltë shqiptar, siç po shihet është gati për të dalë nga një gjendje ‘kome’ e viteve të fundit. /PRIVE.AL