Këngëtarja Shkurte Gashi i ka përvjelur mëngët për projektin e si i cili po vjen surprizë për fansat.
Pak ditë pasi Ramadan Krasniqi – Dani u pa në studiot e Elephant duke inçizuar këngën e re, tashmë ekuacioni është zgjidhur.
Dani po e inçizon këngën e re ku mysafire speciale është Shkurta.
Kjo e fundit e ka bërë të ditur lajmin në Instagram ku ka shprehur privilegjin që është pjesë e projektit të këngëtarit pejan.
Kënga do ketë tekst dhe muzikë të Arsim Bunjakut dhe pritet të ketë të bashkangjitur edhe videoklipin.
Pa dyshim, se ky krijim muzikor do jetë hit i 2016-tës. /PRIVE.AL/