Mc Kresha i cili ka pothuajse një vit që nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor, mbrëmë është parë në një profesion të ri.
Me uniformën ngjyrë portokalli që simbolizon mirëmbajtësit e rrugëve është bërë pjesë e kompanisë së angazhuar për këtë punë.
Kresha ka ndërruar profesion për një natë në kuadër të programit të Klan Kosova ‘Ora e Mbrëmjes’ të cilët e sollën reperin në një tjetër dimension.
Artisti u shpreh se ishte një eksperiencë e mirë dhe se i ka pëlqyer kjo punë.
“Është me të vërtetë punë për t’u respektuar” – tha reperi për Klanin teksa shtoi se shpeshherë është akuzuar që nuk bën asgjë e përmes këtij roli ka treguar që është i përshtatshëm edhe për punë tjera përtej muzikës./Prive.al