Reperi i njohur nga Mitrovica, MC Kresha, vitin që lamë pas adhuruesit e Hip Hopit i kënaqi mjaft shumë me albumin e tij ‘ Rapsodët n’rap t’sotit’ por që duket se kjo nuk do të mbesë surpriza e vetme nga ai.
Kjo pasi tashmë ai ka ‘rindezur’ motorët e ka filluar punën për projektet e reja.
USA do të titullohet kënga më e re e artistit për të cilën ditën e sotme ka qenë duke punuar në studio.
Datën e saktë të publikimit do ta mësojmë shpejt nga Kresha i cili duket përsëri i ‘etur’ për suksese. /Prive.al/