Pas lajmeve bombastike të largimit të Princ Harryt dhe Meghan Markle nga familja mbretërore, Mbretëresha Elizabeth është parë të dalë jashtë me veturën e saj Land Rover dhe një shami në kokë.
Ajo që kaloi Krishtlindjet në Sandringham së fundmi ka udhëzuar ndihmësit e saj të Pallatit Mbretëror që të ndihmojnë nipin e saj Princin Harry dhe gruan e tij të gjejnë një “zgjidhje të realizueshme” për rolet e tyre në të ardhmen.
Çifti filloi diskutimet të enjten dhe burimet i thanë HELLO! që ata shpresojnë të dalin nga familja me një plan që do t’i lejojë ata të ndjekin vizionin e tyre për të ardhmen e tyre.
“Ata duan të përpiqen të bëjnë diçka ndryshe dhe familja është e vendosur t’i ndihmojë ata të shohin nëse mund të bëhet”, tha një burim.