Mbrëmje maratonë! Gjithë çfarë ndodhi mbrëmë në Prime

By

Rikthehet Gresa, e shpëton “Kutia e fatit”

Pasi u eliminua, Gresa është rikthyer në shtëpi, pasi atë e ka shpëtuar “Kutia e fatit”.

Andi i cili ishte me lot në sy për eliminimin e saj, u gëzua shumë pasi mori lajmin për rikthimin e Gresës.

Ndryshe, të nominuar për këtë javë pos Gresës kanë qenë edhe Mbresa, Xhuli dhe Stresi.

Gresa eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Publiku ka vendosur që banorja e cila duhet që menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin prej 200 mijë eurosh është Gresa Hoti.

Dalja e Gresës është shoqëruar me lot, ndërsa më i mërzituri duket të jetë Andi.

Bashkë me Gresën, të nominuar këtë javë ishin edhe Mbresa, Xhuli dhe Stresi.


Artani: Lojën mundesh me fitu edhe me debate konstruktive e pa ofendime (VIDEO)

Artani është pajtuar me mendimin e Mbresës që thotë se Xhuli dhe Stresi po përfitojnë nga debatet.

“Pajtohem shumë me mendimin e Mbresës, mendoj që kjo përleshja mes Xhulit dhe Stresit i forcon shumë në ndërdijen e tyre, mirëpo nuk mendojë që me këto debatë jo gjithmonë del mirë në publik.”

“Lojën mundesh me fitu edhe me debate konstruktive e pa ofendime”, është shprehur Artani.

Anita nuk mund të mbaj lotët, tregon se është 10 vjetori i vdekjes së nënës së saj (VIDEO)

Pas takimit të Mbresës me nënën e saj, ishte Anita ajo që shpërtheu në lot.

Ajo në studio tregoi se sot është 10 vjetori i vdekjes së nënës së saj.

“Vetëm për nëna nuk prisja të flitej sonte, mami im ka 10 vjetorin e vdekjes sot dhe vetëm këtë nuk e prita”, u shpreh ajo mes lotësh.

E pas kësaj situate, Alaudimi i ka dhënë asaj një përqafim.

Melisa Lleshi – banorja më e re e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar “Vëllai i Madh” është prezantuar edhe hyrja më e re e që është Melisa Lleshi.

Melisa është personazhi më i ri që i bashkohet kastit të banorëve të formatit më të ndjekur televiziv të momentit.

Ajo ka premtuar spektakël, ndërsa ka thënë se mund të shoqërohet me Mbresën.

“I ka mbajt tre puna”, Mbresa nën lot, rrëfehet për sakrificat e nënës së saj (VIDEO)

Mbresa sonte ka bërë një rrëfim rrënqethës sonte.

Ajo ka rrëfyer për sakrificat e nënës së saj, ku ndër të tjera u shpreh se ka punuar shumë për të dhe motrat e saj.

“I ka mbajt tre puna”, është shprehur ndër të tjera Mbresa.

Andi për Gresën: Ndjesi të tillë nuk kam pasur kurrë për dikë (VIDEO)

Gresa dhe Andi janë çifti që janë lidhur brenda shtëpisë Big Brother VIP Kosova.

Andi është shprehur se siç po ndihet për Gresën, nuk është ndjerë asnjëherë për dikë tjetër.

“Kësi lloj ndjesie nuk kam pasur kurrë për dikë”, është shprehur Andi.

Xhuli: Jam ‘single’, jam në Big Brother dhe jam me Atdheun

Xhuli është shprehur se në Big Brother VIP Kosova nuk ka hyrë e lidhur.

Ajo është shprehur se dëshiron ta vazhdojë njohjen me Atdheun.

“Unë jam single dhe single kam hyrë, po e vazhdojë njohjen aty ku dua unë, jam në Big Brother dhe me Atdheun”, tha ajo.

Eskalon situata në Prime – Xhuli e quan Stresin “legen”, ky i fundit kërkon reagimin e produksionit (VIDEO)

Debati i sotëm në mes të Xhulit dhe Stresit që ka ndodhur drejtpërdrejt në spektaklin Prime të Big Brother VIP Kosova ka eskaluar edhe në ofendime.

Veç se kësaj here, nuk ka qenë Stresi ai që e ka ofenduar Xhulin, por anasjelltas.

“Unë jam lojtare e fortë, por nuk duhesh të biesh si ‘legen’. Nuk bën të dalësh jashtë kornizave dhe ky e ka bërë këtë gjë”, i ka thënë Xhuli, Stresit.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Stresit.

“Produksioni? Ku jeni tani? Reagoni. Hë Jonida, të vjen keq tani?

Atdheu dhe Stresi “pajtohen” për ta prishur miqësinë e tyre (VIDEO)

Pas përplasjeve që kanë pasur gjatë javës, Atdheu dhe Stresi një të tillë e kanë pasur edhe sonte në Prime.

Ata sonte madje bën një lloj ‘ujdie’ që të mos flasin më njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Atdheu dhe Stresi kanë deklaruar më herët se janë miq të mirë.

Xhuli flet për njohjen jashtë: Gjërat që i lë pezull, t’i merr tjetri kur nuk je i vendosur

Gjatë natës së sotme Prime të Big Brother VIP Kosova, Xhuli pos tjerash ka komentuar edhe rreth një djali, me të cilin e kishte lënë pezull raportin jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Për të njëjtin, Xhuli ka thënë se tanimë është vonë, duke lënë të kuptohet që fokusi i saj aktual është Atdheu.

“Ne e kemi lënë ‘jo’ për sa jam në BBVK dhe në qoftë se jemi të hapur dhe nuk ka ndodh asnjërit diçka siç mua po më ndodh, atëherë mundemi me fol përsëri. Edhe nëse lulet janë prej personit në fjalë tani është shumë vonë tani, duhet të veproni në kohë. Gjërat që i lë pezull, t’i merr tjetri nëse nuk je i vendosur”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

“Juliana” i përplasë Atdheun e Stresin

Xhuli dhe Atdheu janë afruar shumë që nga hyrja e këtij të fundit në shtëpinë Big Brother VIP Kosova.

E këtë gjë duket se nuk e ka pritur shumë mirë banori tjetër, Stresi.

Raporti mes Atdheut dhe Xhulin ka shkaktuar një përplasje mes Stresit dhe Atdheut.

Atdheu ka thyer rregullin bazë të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Banori i ri Atdheu ka thyer rregullin bazë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka bartur informacione nga jashtë, brenda, ndaj edhe “Vëllai i Madh” ka marrë masa.

Atë dhe dy banorët e tjerë, Mbresën e Blastën i ka dërguar me automatizëm në nominim.

“Marrëveshje” me produksionin për të hyrë në mes të Andit dhe Gresës? Sqarohet Mbresa (VIDEO)

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, vëmendje iu dha Mbresës.

Mbresa kishte folur me kode, ndërkohë disa herë gjatë bisedave të saj, kishte lënë të kuptohej “Se ka një marrëveshje me produksionin për ta futur në mes të Gresës dhe Andit”, për çka iu kërkua të sqarohet

“Nuk ka qenë fjala për produksion. Të bëhemi real, fakti që nuk e kam besuar punën e votimeve sepse kam thënë që më duket e çuditshme sepse kam ndjerë veten aq të madhe sa të më publikoj votimi”, ka thënë pos tjerash Mbresa.

Atdheu për raportin me Xhulin: S’ ka lindur dashuria ende, dashuria është fjalë e madhe

Atdheu gjatë javës i ka thënë “Të dua” Xhulit, e më pas tha se këtë e kishte thënë me shaka.

Ai u shpreh se dashuria ende nuk ka lindur, sepse siç u shpreh ai, dashuria është fjalë e madhe.

“Nuk ka lindur dashuria ende, dashuria është fjalë e madhe”, u shpreh Atdheu.

Bisedat me kode në mes të Blastës dhe Mbresës, të dytë e mohojnë ta kenë bërë me vetëdije (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material, protanogistë të së cilit ishin banorët e rinj, Mbresa dhe Blasta.

Dyshja që njihen me njëri-tjetrin që nga jashtë janë parë duke folur me kode në disa pjesë të ndryshme, teksa si Blasta ashtu edhe Mbresa, e kanë mohuar ta kenë bërë me vetëdije.

Nuk i respektuan rregullat, dënohen Atdheu, Mbresa dhe Blasta (VIDEO)

Atdheu, Mbresa dhe Blasta kanë thyer disa rregulla në shtëpinë Big Brother VIP Kosova.

E pas thyerjes së këtyre rregullave, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i dënojë këta banorë.

“Vëllai i Madh” ka vendosur që të tre të shkojnë me automatizëm në nominim për javën e ardhshme.

Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

Gjatë natës së sotme, opinionistja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj i ka dhënë disa kritika Mbresës.

Anita i ka propozuar Mbresës që të ndryshojë personalitet e të bëhet më pozitive, pasi që sipas saj kjo është formula më e mirë e lojës.

“Nuk është respekt të ndërhysh brenda një çifti dhe të lutëm bëhu më pozitive sepse ashtu do të dukeshe më mirë”, i ka thënë Anita, Mbresës pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.


 

 “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’iu jap një mundësi të dytë tre prej banorëve përmes “Kutisë së fatit”

Banorët e eliminuar nga Big Brother VIP nga sonte do të kenë edhe një mundësi të dytë.

Përmes “Kutisë së fatit”, ata do të kenë mundësinë që edhe pas eliminimit të kthehen në shtëpi.

Do të jenë 15 kuti tek dera dhe kushdo që eliminohet do të ketë mundësi të zgjedh njërën prej tyre dhe vetëm tre shanse janë gjithsej nga 15.

Artikuj të ngjashëm