Mbi një milion shikime në Youtube, “A po m’njeh zemër” mbërrin finalen e madhe

By

Përgjatë muajit gusht, në kuadër të skemës verore të Klan Kosova nisi rrugëtimin spektakli “A po m’njeh zemër”.

Ky program me fokus çiftet erdhi pasditeve si një risi absolute në ekranet tona duke sjellë garë, rrëfime dashurie e momente shumë simpatike në një 30-minutësh simpatik televiziv.

Formati u përqafua shpejt nga publiku duke u shndërruar në senzacion.

Në Youtube, si platforma më relevante e audiencës online, “A po m’njeh zemër” pa i mbushur një muaj rrugëtim, ka tejkaluar mbi 1,000,000 shikime në episodet ditore të tij.

Çifte nga jeta publike dhe të tillë pa eksperienca televizive sollën spektakël i cili do të vazhdojë në javët në vijim edhe më i plotësuar, pas suksesit, në sezonin e ri televiziv të Klan Kosova, nën drejtimin e Enur Pakashticës.

Një shifër e tillë jubilare është pa diskutim mënyra më e mirë për të shënuar episodin final të këtij rrugëtimi fillestar i cili u përmbyll me fitoren e aktorit Nëntor Fetiu dhe bashkëshortes së tij, Njomzës të cilët fituan udhëtimin e madh në Kapadokia të Turqisë. /prive.al

Artikuj të ngjashëm