Mbaroi xhirimet e filmit, aktori i famshëm përfundoi në spital

By

Austin Butler kaloi dy vjet duke u përgatitur pa pushim për rolin e tij kryesor si Mbreti i Rock & Roll-it në Elvis të Baz Luhrmann.

Përpara debutimit të filmit në teatër, Butler tregon se sapo prodhimi i filmit përfundoi në mars 2021, ai përfundoi në spital me një virus që simulon apendicitin.

“Të nesërmen [pas mbylljes së xhirimeve] u zgjova në katër të mëngjesit me dhimbje torturuese dhe u dërgova me urgjencë në spital,” thotë Butler në një intervistë për GQ. “Trupi im kolapsoi një ditë pasi mbarova Elvisin.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm