Martohet ylli i Victoria Secret

By

Modelja e njohur e Victoria Secret, Taylor Hill, është martuar me biznesmenin Daniel Fryer në Kolorado më 10 qershor.

Çifti i ri detajet e martesës së tyre i bën të ditura në një intervistë për revistën Vogue.

Dasma e çiftit, e cila u zhvillua në “Devil’s Thumb Ranch”, ka një kuptim të veçantë për Hill.

“Për aq sa udhëtoj për punë – çdo herë janë ndalur në Kolorado që nga mosha 14-vjeçare, ky vend ka qenë çdo herë shkëmbi im, shtëpia ime dhe zemra ime”, ka thënë Hill.

Tutje, modelja tha se bashkëshorti i saj Danny e bën të atë të ndjehet mirë.

“Doja ta ndaja këtë moment një herë në jetë me të gjithë të dashurit tanë në vendin tim Winter Park, Kolorado”, ka thënë Hill.

Ajo në dasmë pati të veshur një vello të punuar nga Etro që e kombinoi me bizhuteri të David Yurman.

Artikuj të ngjashëm