Këngëtari i njohur shqiptar Erik Lloshi dhe partnerja e tij, Romina Sablic i kanë dhënë fund beqarisë.
Ashtu siç u bë me dije pak ditë më parë, ceremonia u mbajt në një lokal në periferi të Tiranës dhe të pranishëm ishin familjarë e miq të çiftit. Nuk munguan as të ftuarit VIP, të cilët kanë postuar edhe disa momente nga ceremonia.
Disa prej këtyre momenteve i ka ndarë edhe vet Eriku në profilin e tij në Instagram, ku mes të tjerave ka postuar një foto ku shpreh fjalët më të bukura për partneren, e cila dje u bë edhe bashkëshortja e tij.
Gruaja e Lloshit kishte zgjedhur të ekspozonte format e saja me një fustan me prerje sirene, ndërsa flokët i kishte bërë kaçurrela duke ruajtur freskinë e saj prej biondeje.