Charlie Puth i dha fund me partneren e tij Brooke Sansone, një vit pasi dyshja njoftuan fejesën e tyre.
Artisti 32-vjeçar, ndau lajmin e lumtur përmes llogarisë të tij në Instagram, duke postuar gjithashtu edhe disa fotografi dasma me koordinatoren e marrëdhënieve me publikun të Vogue.
Çifti që po shijon për momentin muajin e mjaltit në Itali, raportohet se u martuan më 7 shtator në Montecito, Kaliforni.
“Të dua Brooke, të kam dashur gjithmonë, me ty e nxjerr më të mirën nga vetja. Të premtoj se do të të dua çdo ditë në këtë jetë, dhe akoma më shumë kur të kalojmë në tjetrën. Brooke Ashley Sansone, dhe tani do të jesh Brooke Ashley Puth. Faleminderit që më bëre njeriun më të lumtur në jetë. Gjithmonë ke qenë”, ka shkruar ai.