DJ i famshëm me popullaritet botëror Martin Garrix duket të jetë ndarë i kënaqur me publikun shqiptar.
Pas performancës së tij në Tiranë, Garrix nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit e tij momentet nga nata e elektrizuar.
Madje, përmes postimit të tij në Instagram, ai u zotua se do të vijë sërish në Shqipëri.
“Koncerti im i parë në Shqipëri, por definitivisht jo i fundit… Faleminderit për natën e paharrueshme”, shkroi Martin duke ndarë imazhet nga atmosfera që mbretëroi në kryeqytetin shqiptar.
Pos tjerash, Garrix gjatë performancës lëshoi për audiencën edhe ‘shotën’.