Në mesin e shumë ngjarjeve gjatë këtij viti që po lëmë pas, një vëmendje të madhe morën ceremonitë martesore të disa prej fytyrave tona publike të cilat ishin plot glamur e elegancë si rrallë here më parë.
Mes shumë çifteve të famshme që kurorëzuan dashurinë e tyre këtë vitë, disa prej tyre bënë zhurmë më të madhe mediatike e u përfolën gjerë e gjatë, e disa të tjerë vendosën që dita më e rëndeshishme e jetes se tyre të kalojë më në privatësi .
Prive.al ju sjell disa nga dasmat më të përfolura gjatë vitit 2016.
Ajo është një ndër emrat më të lakuar në media e sidomos për jetën e saj private. Muaji janar ishte pikërisht koha kur aktorja Teuta Krasniqi na befasoi të gjithëve duke u martuar kështu me trajnerin e fitnesit Adonis Morina. Prive.al njoftoi menjëherë për martesën e aktores cermonia e së cilës u mbajt në rrethin e ngushtë familjar duke ta mbajnë këtë ngjarje larg syrit mediatik.
Futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi ishte një prej të paktëve që ngjarjen më të rënmdësishme të tij e mbajti larg fokusit mediatik. Në muajin shkurt të këtij viti futbollisti u fejua me të dashurën e tij, Vjosa Kabën derisa në muajin korrik ata fejesën e tzre e kurorëzuan me martesë e cila u mbajt në Maqedoni teksa u përfol si njëra nga ceremonitë martesore të rëndesishme të këtij viti ku numri i personazheve publike pjesmarrës në të ishte mjaft i madh.
Dasma e personazheve Kristela Gjoka e Noga u përfolë mjaft për organizimin e një ceremonie të kuruar në detaje. Prezantuesja e Top Channel shkëlqente në fustanin e bardhë, ku të ftuar ishin shumë mysafir e figura të rëndësishme të artit. Por ironia e fatit qëndron në atë se kjo shënon dhe dasmën më të shkurtër në histori të showbizit shqiptar teksa çifti menjëherë pas martesës i ndanë përsëri rrugët e tyre.
Një ndër dasma e cilat pati vëmendje mediatike shumë të madhe, ishte dasma e dy personazheve ndoshta jo shumë të njohura për publikun Learta Jakupi dhe Kushtrim Beluli njëherit i biri i këngëtares Shyrete Beluli. Shtypi rozë filloi të shkruaj disa ditë para dasmës e duke përcjell me vëmendje si kanagjegjin e të gjitha ritualet deri te dita e madhe e dasmës. Një ceremoni madhështore me shumë të ftuar i dhanë edhe më shumë glamurin dhe epitetin e dasmës më të përfolur të vitit 2016.
Dasma e fundit deri më tani por jo edhe më pak e rëndësishmja ishte ajo e këngëtarit Albatrit Muqiqi me të dashuriën e tij Egzona Brahimajn. Dasma u mbajtë në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit, me një numër të madhë të ftuarve e një ceremoni të kuruar në detaje. Kjo dasëm padyshim hyn tek dasmat më të përfolura të vitit 2016 teksa për Albatritin dhe Egzonën ky vit ka qen me fat për ta pasi që çifti po presin të bëhen prindër tashmë. /Prive.al/