Scott Disick dhe Kourtney Kardashian, dikur ishin një model për prindër miqësorë, por gjërat mes tyre me si duket kanë marrë një kthesë negative.
Gjërat arritën kulmin e tyre, kur ish i dashuri i Kardashian, Younes Bendjima postoi disa mesazhe që ai pretendonte që ishin nga Scott Disick.
Scott asnjëherë nuk i është përgjigjur publikisht postimit të Bendjima, por një burim i brendshëm thotë se tensionet mes tyre u rritën.
“Ai po përpiqet të jetë prindi më i mirë që mund të jetë për fëmijët e tyre, dhe ta bëjë atë të funksionojë si prindër, por ai ka probleme tani me Kourtney. Fëmijët edhe pse të vegjël, lehtë mund të gjejnë fotografi paparacësh në telefonat e tyre”.
Ish -çifti, i cili datonte nga viti 2006 deri në vitin 2015, kanë tre fëmijë së bashku, Mason 11 vjeç, Penelope, 9 vjeç dhe Reign 6 vjeçar.
“Ai është i shqetësuar se ajo do të përpiqet të vendosë një pykë midis tij dhe fëmijëve,” vazhdon burimi i brendshëm.
Edhe pse të ndarë ata mbajtën një marrëdhënie të përzemërt ndërsa shkonin me pushime së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.
Në janar, US Weekly konfirmoi se Kardashian dhe Travis Barker kishin filluar të takoheshin. Disick, nga ana e tij, ka filluar lidhjen me Amelia Grey Hamlin, çifti u lidh për herë të parë në tetor të vitit 2020. /Prive.al