Para dy ditësh u bë publik lajmi, që Meghan Markle dhe Princi Harry hodhën në gjyq një prej tabloideve më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.
Meghan, Dukesha e Sussex ka marrë vendimin e pazakontë për të paditur botuesin e Mailit, pasi gazeta publikoi një letër të shkruar me dorë që ajo i kishte dërguar babait të saj me të cilin nuk ka raporte.
Vendimi erdhi kur Princi Harry filloi një sulm të jashtëzakonshëm dhe tejet personal ndaj shtypit britanik dhe trajtimit të gruas së tij, duke thënë se ai nuk mund të jetë më një “dëshmitar i heshtur i vuajtjeve të saj private”.
Lajmin i plotë:
Prince Harry hedh në gjyq tabloidin, “Nuk dua të jem dëshmitar i vuajtjes së gruas time”
Dukesha e Sussex dhe babai i saj, Thomas, dikur ishin të afërt, por tani kanë një marrëdhënie të tendosur që po shtrembërohet ende më shumë në shtyp.
Meghan Markle filloi një përrallë në jetën reale kur u martua me Princin Harry më 19 maj 2018. Sidoqoftë, përfundimi i saj i lumtur ëshë pasuar nga një marrëdhënie e ndërlikuar me babanë e saj, Thomas Markle. Meghan dhe babai i saj ishin dikur të afërt. Por para dasmës së saj, ai publikoi foto të rrejshme të problemeve me zemër, në mënyrë që të humbasë mundësinë për të shoqëruar vajzën e tij drejt altarit mbretëror.
Në verën e vitit 2018 ai filloi të transmetojë publikisht informacione personale për vajzën e tij duke thumbuar edhe vjehrrit e saj. Pasi miqtë mbrojtën Meghan, Thomas ndau një letër personale prej saj, në dukje më shumë e përkushtuar për të mbrojtur veten sesa duke menduar se çfarë efekti mund të kenë veprimet e tij mbi vajzën e tij.
Edhe pse Meghan dhe Princi Harry e kishin lutur Thomas-in të mos fliste me mediat, ai kishte bërë plotësisht të kundërtën, duke ndarë informacione personale të ciftit si dhe qëndrimet politike të Princ Harry-t.
Ai filloi shumë shpejtë të fliste edhe me mediat britanike, duke thënë në një intervistë:
“Cka më acaron më shumë eshte ndjenja e superioritetit e Meghan. Ajo nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e bëra Dukeshën që ajo është sot. Gjithçka që është Meghan, unë e bëra atë.”
Në momentin kur Thomas zbuloi letrën private të Meghan, vajza e tij ishte shtatë muajshe shtatzënë, dhe akoma ishte duke iu përshtatur një jete shumë të ndryshme në një vend të ri. Vetëm koha do të tregojë nëse marrëdhënia e tij e ndërlikuar me Meghan do të përmirësohet.