Mario shpalos çmimet: A e mbajti fjalën për masterclass në Shqipëri?!

By

Si i ftuar në ‘Xing’, grimeri shqiptar më i famshëm në botë, Mario Dedivanovic kur foli për master-class në Shqipëri premtoi se do jetë me një çmim ‘shumë të vogël’ krahasuar me ato që i bën në Amerikë.

E tashmë është hapur mundësia për t’i blerë biletat, dhe rrjedhimisht janë kuptuar edhe çmimet të cilat… nuk është se janë simbolike.

Nga 500-1500 dollarë varion çmimi në Amerikë për seancat e mësimit të teknikave me Marion i cili e ka mbajtur fjalën duke i zbritur për Shqipëri, sidoqoftë jo dhe aq.

Për të pasur një vend në sallë, varësisht nga pozita, në dispozicion janë tre lloje biletash standart, 52 euro e 50 cent, premium 104,50 euro dhe VIP 365 euro.

Kjo master-class do zhvillohet me 26 Maj nga ora 12 deri në 7 pasdite në Tiranë. /Prive.al/

KLIKO KËTU PËR DETAJET

Artikuj të ngjashëm