Mbrëmja që lamë pas mblodhi në një vend shumë shqiptarë të rëndësishëm.
‘Oda’ nën organizimin e vajzës së Albërie Hadërgjonajt, Agnesës nderoi edhe grimerin me origjinë shqiptare Mario i cili për të parën herë erdhi në Tiranë.
Ky i fundit, mund të jetë vetë profesionist i madh falë edhe karrierës në Amerikë me super yje nga ato të familjes Kardashian e teposhtë, por kur vie në Shqipëri, për imazhin e të afërmeve i beson grimeres Sellma!
Sellma ka qenë e besuara e Marios për të kuruar imazhin e nënës së këtij të fundit dhe motrës të cilat ishin gjithashtu të pranishme në event.
Mësohet se Dedivanovic ka mbetur i mahnitur nga puna e Sellmës e cila për tash e disa vite ka konsoliduar pozitën e grimeres më të suksesshme shqiptare.
Më poshtë, disa prej fotografive të përbashkëta nga ‘Oda’ që mblodhi dy emrat e jo vetëm. /Prive.al
Foto: Sellma me motrën e grimerit Mario Dedivanovic
Foto: Sellma me grimerin Mario Dedivanovic