Se lideri i Babastars, Getoar Selimi është tejet i kujdesshëm kur është fjala tek e dashura e tij, Marina Vjollca kjo dihet tash e një kohë.
Megjithatë, me ekspozimin i cili tash e një kohë nuk fshihet nga publiku, për reperin e Babastars, falë prezantueses, po arrijmë të mësojmë më shumë detaje.
Getit duket se i shkon edhe gatimi!
Kjo është kuptuar në një postim të fundit në rrjetin social Instagram ku Marina xhiron personin e zemrës teksa ky i fundit përpiqet ta bëjë gjeldetin më të shijshëm.
Duket se krijuesi i hitit ‘S’jena mo’ ia ka anën edhe në këto çështje. /Prive.al/