Marina Vjollca në pritje të ëmbël? Miku i saj shton dyshimet!

By

Marina Vjollca nuk është edhe aq aktive në llogarinë e saj në Instagram, dhe këtu filluan spekulimet e para nga fansat se ajo po pret fëmijën e parë me Getoar Selimin.

Postimet e fundit të saj datojnë para tre javësh dhe moderatorja nuk ka publikuar asgjë të re.

Një postim i saj më pas ku shkruan “Faleminderit Zot për gjithçka” bëri ndjekësit të besojnë se ajo ka një lajm të madh.

Këto dyshime më tej ka shtuar edhe miku i saj Eraldo Rexha. Gjatë një intervistë për “Pushime On Top” ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që së shpejti do të bëhet nënë.

    “Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”, tha ai.

Moderatori, Flori Gjini deshi të dinte më shumë detaje po Rexha tha se prindërit e ardhshëm janë të dy të famshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm