Dy motrat më të famshme shqiptare, s’ia dalin dot pa njëra-tjetrën.
Bëhet fjalë për Marinën dhe Luanën, të cilat shpesh herë ia shprehin dashurinë njëra-tjetrës në rrjete sociale.
Kësaj radhe ka qenë Marina ajo që ka thënë se po ndjehet krenare për motrën, pas një intervistë të kësaj të fundit për një revistë në Shqipëri.
Edhe gjatë intervistës, Luana nuk harroi dhe e përmendi faktin se mbështetja e saj më e madhe është Marina.
Pikërisht këtë pjesë, bashkëshortja e reperi Ghetto Geasy, e shkëputi dhe e postoi në Instagram për të treguar sa krenare ndjehet ajo.
‘Krenare për bishën time’, ka shkruar Marina.
Luana njoftoi së fundmi se do ta shohim sërish në një emision në Top Channel teksa për Marinën akoma nuk ka diçka të konfirmuar kur bëhet fjalë për karrierën e saj në televizion./Prive.al