Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka bërë të ditur se nëna e saj Patricia dhe motra Alicia, janë ndarë nga jeta në të njëjtën ditë.
Në një deklaratë për People, 55 vjeçarja mes tjerash ndau dhimbjen me këtë mesazh:
“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kohë tragjike, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë”, citohet të jetë shprehur ajo.
”Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me mamin para se ajo të vdiste”.
”Vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë kësaj kohe”, përfundoi ajo.
Shkaqet e vdekjes së Alison dhe Patricia ende nuk janë bërë të ditura.