Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, takoi të hënën 12 fëmijë dhe burra nga Kosova, të cilëve iu dhanë emri i tij në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij në ndalimin e Luftës së Kosovës 1998-99.
Clinton, i cili shërbeu si president nga viti 1993 deri në vitin 2001, konsiderohet si një hero në Kosovë dhe Shqipëri për fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave të Serbisë në vitin 1999. Sulmet ndaluan luftën dhe lejuan afro 1 milion refugjatë shqiptarë në Kosovë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Takimi i Clintonit me me mabjtësit e emrit të tij, të moshave nga 1 deri në 23 vjeç, u zhvillua në bulevardin kryesor të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Veprimtaria u organizua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i dorëzoi Clinton, 76 vjeç, një medalje për rolin e tij në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
Përvec medales në nder të të gjithë eventit, skenën ngjiti edhe Manjola Nallbani për të performuar.
Në lidhje me takimin e saj me presidentin, Manjola Nallbani bëri edhe një postim në llogarinë e saj në Instagram.
“Kenaqesi dhe nder i vecante te takoja e te performoja jo vetem per nje nder presidentet me te suksesshem te SHBA-se por mbi te gjitha per njeriun qe luajti nje nga rolet me te rendesishme ne lirine e pavaresine e Shqiptareve te Kosoves, Z. Bill Clinton. E vleresoj shume edhe besimin e Kryeministrit,
@ediramaal jo thjesht per te kenduar kete kenge dedikuar qe ne vitin 2000 – Presidentit Clinton, por edhe per te celur me disa fjale te ndjera kete event historik per popullin Shqiptar”, shkroi ajo në postimin e saj që mund ta shihni më poshtë. /Prive.al