Mane: Faleminderit çdokujt që punoi e kontribuoi në Big Brother Vip Kosova 2

By

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të për këtë edicion të dytë të spektaklit më të madh në vend.

Ai ka shpërndarë një fotografi nga nata finale bashkë me prezantuesit e BBVK2, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, si dhe opinionisten tjetër Anita Haradinaj.

“Rrugëtimit tonë i erdhi fundi. Faleminderit çdokujt që punoi e kontribuoi në Big Brother Vip Kosova 2!”, ka thënë Mane në Instagram.

Fitues i Big Brother VIP Kosova 2 është zgjedhur Lumbardh Salihu. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm