Nuk ka shumë muaj që është bërë pjesë e skenës muzikore, mirëpo edhe pse periudhë e shkurtër nuk kanë munguar prurjet produktive.
Madje edhe në kohën e pandemisë ka realizuar një projekt shumë cilësor.
Fjala është për Mak Zogaj i cili mbrëmë lansoi “Mamacita” të punuar nga DaBesst dhe BigBang, me tekst të vetë artistit e teksa klipi ka vulën e Sekuencë Studio.
Edhe pse emër i ri në skenë, duket se do të qëndroj shumë gjatë në këtë industri./Prive.al