Majlinda vjen me dedikim special për Roanin (FOTO)

By

Të bërit nënë ia ka mbushur me dashuri zemrën bukuroshes Majlinda Zeka.

Ajo e lindi djalin e reperit kosovar Kastriot Rexha pak ditë më parë, dhe tani duket të jetë tejet e lumtur që e ka Roanin pranë.

Ai është një fëmijë tejet i ëmbël, dhe qysh tash ka marrë dashurinë e publikut, ngase as Majlinda e as Majk, nuk janë kursyer nga publikimet për të.

“Ti nuk je i pasur derisa të kesh diçka që s’mund ta blesh. Gjëja më e mirë që mund të duash, është të jesh i pasur në zemër”, ka shkruar Majlinda në Instagram, duke ia dedikuar këto fjalë Roanit, përmes një fotografie të tijën. /Pvive.al

Artikuj të ngjashëm