‘Dashni’ është projekti më i ri i Majkit. Reperi i cili la pas vetes këtë term për ta përqafuar atë të këngëtarit ka shumë surpriza për vitin tjetër.
Shumë demo të përfunduara kanë bërë që Majk të mendoj që në fund të 2016-tës të realizoj edhe albumin e tij të parë.
Ky projekt nuk është i konkretizuar por mbetet një plan i artistit për të shënuar një tjetër hap në karrierë.
‘Dashni’ është duke u pëlqyer mjaft shumë nga adhuruesit e Babastars por jo vetëm. Në intervistë për Prive, Majki tregoi se kënga e re do të publikohet në pranverë teksa në verë do të jenë dy projekte e njëra nga to, do të jetë në bashkëpunim.