Takimi i reperit nga Babastars, Majk me francezin Maitre Gims në Tiranë bëri shumë bujë.
Mirëpo, afërsia e dy artistëve e vlerësimet e francezit për Majkin synuan të eklipsoheshin në rrjete sociale përmes videove ku Majki shfaqej siç thuhej duke stonuar gjatë performancës përkrah Gims.
Në këtë ‘furtunë’ disa minutëshe u përfshinë edhe emra të njohur të skenës që qeshnin me talljet që po i bëheshin Majkit.
E një prej emrave më të suksesshëm të momentit zgjodhi të mos merret me këto spekulime deri mbrëmë kur përgjigjen e ka dhënë përmes një videoje të shkëputur nga performanca në një prej klubeve të qytetit të Ferizajit.
Saktësisht pjesën për të cilën u komentua se e ‘thau’ në interpretim live, Majki e ka postuar duke e performuar shumë mirë mbrëmjen që lamë pas.
‘Kur osht zërimi perfekt ska qysh me shku keq, live dashni‘ – ka shkruar ai në postimin e bërë.
Në këtë mënyrë, ai po i lë fajin zërimit për insertet e nxjerrura në rrjete sociale nga performanca përkrah Maitre Gims. /PRIVE.AL/